Zogaj për Kurtin: Partia dhe qeveria i janë shpartallu, grupi parlamentar një hajgare e madhe 

                              Petrit Zogaj, njohës i çështjeve politike, ka thënë se partia Lëvizja Vetëvendosje dhe qeveria të cilat udhëhiqen nga Albin Kurti, janë shpartalluar.Kështu ka deklaruar Zogaj përmes një postimi në Facebook, ku grupin parlamentar të VV-së, e ka cilësuar si “një hajgare të madhe”.“Partia i eshte shpartallu, qeveria po ashtu, grupi parlamentar nje hajgare e madhe tashme. Albin Kurti mundet me qene mjeshter i rralle ne politike vetem nese gjithe kete rremuje ne qeveri e parti eshte duke e bere, leju e orkestru per arsye qe me shku ne zgjedhje sa me shpejt. Ai tashme e ka kuptu, sa me shpejt renia e kesaj qeverie, aq me e ngadalshme renie e partise. Nje film te tille e kemi pare me 2010. S’po them kush ka qene me qeveri atëherë”, ka thënë Zogaj.