ZV.MINISTRI I ARSIMIT, XHAVIT REXHAJ SOT,VIZITOI SH.F,M,U, “EMIN DURAKU” NË PRIZREN

0

Sot,në shkollën Fillore “Emin Duraku” me rastin e ditës së parë  të këtij viti shkollor për një një vizitë pune ishte zv.ministri  i arsimit prof.dr. Xhavit Rexhaj.

Zv.ministri është interesua për përgatitjet e kryera në shkollën Emin Duraku dhe fillimin e ditës së parë të këtij viti shkollor 2020/21.

Ai për së afërmi pa punën e mësimdhënësve dhe përgatitjet e tyre dhe të drejtorisë së shkollës për fillimin e vitit të ri shkollor.Si njohës i mirë çështjeve arsimore ai komunikojë me mësimdhënës, edukatore dhe me drejtorinë e shkollës.

Zëv.ministri u shpreh i kënaqur pas kësaj vizite.Ai me këtë rast tha se kjo shkollë është shembull në gjithë Kosovën ,prandaj edhe erdha ketu për të dëshmuar se kjo  është shkolla më  e mirë në vend.

Ndërkaq falenderim,të ngrohtë për.zv.ministrin prof.dr Xhavit Rexhaj,dhe për vizitën e tij e bëri drejtori I kësaj shkolle Rrahim Bekteshi.

Dita e parë e shkollës edhe në këtë shkollë filloi mbarë e mirë. /qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *