𝗛𝗔𝗭𝗜𝗭 𝗛𝗢𝗗𝗔𝗝 – 𝗻𝗷𝗲𝗿𝗶𝘂 𝗺𝗲̈ 𝗺𝗲𝗿𝗶𝘁𝗼𝗿 𝗽𝗮𝘀 𝗺𝗮𝗱𝗵𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗶𝘀𝗲̈ 𝘀𝗲̈ “𝗛𝗮𝘀𝗶 𝗝𝗲𝗵𝗼𝗻”.

Pas çdo organizimi të madh qëndron një njeri që punon në heshtje, me përkushtim dhe dashuri të sinqertë për vendin e vet. Për Festivalin Folklorik “Hasi Jehon”, ky emër është pa dyshim 𝗛𝗮𝘇𝗶𝘇 𝗛𝗼𝗱𝗮𝗷.

Ish anëtar i SHKA “Malësori”, ai e ka jetuar dhe frymuar kulturën që në fillesat e tij, për ta kthyer më pas në mision jetësor. Për plot 𝟮𝟲 𝘃𝗶𝘁𝗲 𝗺𝗲 𝗿𝗮𝗱𝗵𝗲̈, nga paslufta e deri më sot, si drejtor SHKA “Malësori” dhe i Festivalit, ka qenë shtylla kryesore e këtij organizimi, duke e ndërtuar dhe ngritur atë në nivelin që gëzon sot.

Me vizion të qartë, sakrificë dhe vullnet të palëkundur, Haziz Hodaj 𝗲 𝗸𝗮 𝘀𝗵𝗻𝗱𝗲̈𝗿𝗿𝘂𝗮𝗿 “𝗛𝗮𝘀𝗶 𝗝𝗲𝗵𝗼𝗻” 𝗻𝗲̈ 𝗻𝗷𝗲̈ 𝗻𝗴𝗷𝗮𝗿𝗷𝗲 𝗾𝗲̈ 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗼𝗻 𝘁𝗿𝗮𝗱𝗶𝘁𝗲̈𝗻, 𝗸𝘂𝗹𝘁𝘂𝗿𝗲̈𝗻 𝗱𝗵𝗲 𝘀𝗵𝗽𝗶𝗿𝘁𝗶𝗻 𝗵𝗮𝘀𝗷𝗮𝗻. Ai nuk ka bërë vetëm organizim, ka udhëhequr një mision për ruajtjen dhe promovimin e folklorit burimor shqiptar.

Aktivist dhe mbrojtës i paepur i kulturës sonë, ai mbetet një figurë kyçe në ruajtjen e identitetit dhe trashëgimisë sonë kombëtare. Çdo edicion i festivalit mban vulën e përkushtimit të tij, netëve pa gjumë dhe dashurisë së pakushtëzuar për këtë kauzë.

𝑹𝒆𝒔𝒑𝒆𝒌𝒕 𝒑𝒆̈𝒓 𝒑𝒖𝒏𝒆̈𝒏 𝒅𝒉𝒆 𝒑𝒆̈𝒓𝒌𝒖𝒔𝒉𝒕𝒊𝒎𝒊𝒏

𝒔𝒆𝒑𝒔𝒆 𝒑𝒂 𝒏𝒋𝒆𝒓𝒆̈𝒛 𝒔𝒊 𝑯𝒂𝒛𝒊𝒛 𝑯𝒐𝒅𝒂𝒋, “𝑯𝒂𝒔𝒊 𝑱𝒆𝒉𝒐𝒏” 𝒏𝒖𝒌 𝒅𝒐 𝒕𝒆̈ 𝒌𝒊𝒔𝒉𝒕𝒆 𝒕𝒆̈ 𝒏𝒋𝒆̈𝒋𝒕𝒆̈𝒏 𝒎𝒂𝒅𝒉𝒆̈𝒔𝒉𝒕𝒊./Hasi sot/trasmeton /QendraPress/