Çaste poetike me  poetin;-Rexhep F. MORINA

BREZI I RI THËRRET

—————————-

Ushtria jonë e luftës është histori e lavdisë,

Në popull rriti shpresën, forcën e krenarisë.

Heroizmi i bijve më trima, luftëtarë të lirisë,

Gjendjen e ndryshon dhe rrjedhën historisë.

Në luftime t’përgjakura me beteja tym e zjarr,

Pamjet ishin rrëqethëse, s’i do as një i marrë.

Për popullin tonë lufta ishte domosdoshmëri,

T’robëruarit patjetër, duhej t’luftonin për liri.

Lufta e UÇK-së, ish dhe mbeti luftë çlirimtare,

E fitoi mbështetjen të politikës ndërkombëtare.

Atë e përkrahu edhe NATO në aspiratën jetike,

Që ta nxjerr vendin fitimtar, n’realitete faktike.

Bashkërenditin aksionet, i realizojnë synimet,

Nëpër konferencat botërore, merren vendimet.

Zhvillimet e tëra ishin transparente para botës,

Një popull po gjakonte liri në mes të Evropës.

Lirisë sonë Evropa, t’i japi krahë kish mundësi,

Por dënon çlirimtarët, sërish ajo bëri padrejtësi.

Kështu veproi Berlini, Londra, Parisi dhe Jalta.

Tash n’gjykatë speciale, padrejtësi vulosi Haga.

Pas gjashtëmbëdhjetë shtatorit rinia s’rri e qetë,

Me zë fuqishëm thërrasin, kundër saj për unitet.

Brohoritjet nuk ndalen, n’protesta jehona ndihet,

Ky brez e ringjall UÇK-në, si feniksi ajo ngrihet.

/QendraPress/