15 të vdekur në një aksident të rëndë në Turqi, mes tyre 2 gazetarë 

                    Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Gaziantep-Nizip të Turqisë ku kanë vdekur 15 persona, raporton Anadolu Agency.Sipas Guvernatorit të Gaziantepit, në mesin e të vdekurve janë tre zjarrfikës, 2 personel shëndetësor dhe dy gazetarë.Fotot e publikuara nga DHA tregojnë pjesën e pasme të një ambulance të shqyer dhe mbeturinat metalike të shpërndara rreth hapësirës ku ka ndodhur aksidenti i rëndë.