20 vjeçarja nga Gjakova vdes nga koronavirusi, gjatë javës i vdiq edhe babai

0

                  R.H, një 20 vjeçare nga Gjakova ka vdekur si pasojë e COVID-19. Lajmin e ka konfirmuar doktoresha e Mjekimit Intensiv, Agreta Gecaj-Gashi.Ajo tha se vajza ka qenë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv në QKUK, ndërsa ka vdekur sot si pasojë e COVID-19.“Po ka vdekur sot, si pasojë e COVID-19”, tha Gecaj për Express. Një familjare ka njoftuar se brenda kësaj jave viktimës i ka vdekur edhe babai, ndonëse nuk dihet arsyeja e vdekjes së tij.Dje, ministria e Shëndetësisë njoftoi edhe për 16 vdekje dhe 2.098 raste të reja.Numri i rasteve aktive në Kosovë mbetet i lartë, gjatë 24-orëve të fundit ka arritur në 25.407 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *