23 VITE NGA RËNJA HEROIKE E BASHKËLUFTËTARIT KOM. REMZI ADEMAJ-PETRITI!- Shkruan: Zafir Berisha
Më 15.08.1998, duke u kthyer nga një takim i rëndësishëm në SH.P. UÇK-së, në fshatin Nashec bie në pritë të forcave serbe komandat Remzi Ademaj-Petriti, kurse plagosen rëndë Shukri Quni e Sami Saitaj-Shqiponja.
Xhevet Berisha me luftë e shpërthen pritën e trefishtë, duke marrë me vete njërin nga të plagosurit rëndë Shukriun, të cilin e sjellë deri në Zonën e lirë të UÇK-së.
Xhevati nga fushëbeteja largohet me brengën se përpos Petritit ka mbet i vrarë edhe ‘Shqiponja’, i cili ishte plagosur rëndë ku me ndihmën e fshatarve të fshatit Nashec, Kobaj dhe Vlashnje në mëngjesin e 16.08.1998 sillet në spitalin ushtarakë së bashkë me trupin e pajetë të kom. Petritit i cili u varros me nderime të larta ushtarake në Malësi të Vërrinit./qendrapress.com