34-vjeçari gjendet i vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, dyshohet se u vetëvar
Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton se sot rreth orës 14:47 në Qendrën e Paraburgimit Prizren, i paraburgosuri me inicialet F.I, i lindur më 1987, ka vdekur. Sipas SHKK-së, viktima dyshohet se ka vdekur si pasojë e vetëvarjes në dritaren e banjës së dhomës. Edhe burime brenda Qendrës se paraburgimit ne Prizren e konfirmojnë ketë vdekje, por ata thonë se vetëm qendra në Prishtinë mund te jep informacionet përkatëse lidhur me këtë rast .SHKK thotë se lidhur me rastin janë suspenduar zyrtarët përgjegjës, janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative, gjithashtu është themeluar Komisioni Hetimor Administrativ nga SHKK, i cili do të dal me Raport Administrativ Përfundimtar. “Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të qendrës, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë .Sipas Raportit Mjekësor të Stacionarit, i burgosuri F.I në vazhdimësi ka pasur probleme shëndetësore të natyrës mendore, ngecje ne zhvillim mendor, për çka është trajtuar në vazhdimësi nga mjeku i burgut, psikiatri, psikologu.Lidhur me rastin janë suspenduar zyrtarët përgjegjës, janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative, gjithashtu është themeluar Komisioni Hetimor Administrativ nga SHKK, i cili do të dal me Raport Administrativ Përfundimtar.Stafi mjekësor i Stacionarit të Qendres së Paraburgimit Prizren ka përgatitur dokumentacionin e nevojshëm lidhur me rastin. Autopsia do të verifikoj shkakun e vdekjes”, thuhet në njoftimin e tyre/gazeta ekpress/