Publikohen emrat nëntë drejtorëve të rinj në Klinikat e QKUK-së

0

                   Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë përzgjedhur nëntë drejtorë të klinikave. Janë publikuar sot rezultatet e konkursit të fundit për drejtor të klinikave në QKUK, ku janë përzgjedhur nëntë udhëheqës. Në Klinikën Infektive drejtor është përzgjedhur Arben Vishaj, pasi ka kaluar me 85 pikë në total nga testi me shkrim dhe intervista me gojë.Gazmend Spahija do të jetë drejtori i ri i Klinikës së Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv. Spahija u emërua në këtë pozitë si ud. pasi ish-drejtorit Nehat Baftiu i kaloi mandati. Spahija u zgjodh në këtë pozitë me 88,4 pikë. Kundërkandidat i tij ishte Rexhep Gjyliqi i cili mbeti i dyti me 69,3 pikë.Klinika Emergjente poashtu është bërë me drejtor të ri. Naser Syla do të udhëheq këtë njësi pasi kaloi testin me shkrim dhe intervistën me gojë me 71,4 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *