35-vjeçarja që u vra ishte në javën e fundit të shtatzënisë, nga të shtënat vdiq edhe foshnja
Gruaja 35-vjeçare e cila u qëllua për vdekje sot para hyrjes së Gjinekologjisë në QKUK, ishte në javën e fundit të shtatzënisë. Nga të shtënat ka mbetur e vdekur edhe foshnja, shkruan Gazeta Shneta.Gazeta ka mësuar se e ndjera ishte shtrirë në Gjinekologji për terminin e lindjes, por para disa minutash ishte takuar me ish-bashkëshortin e saj në oborrin e klinikës.Ish-bashkëshorti dyshohet të ketë shtënë disa herë në drejtim të saj, duke e lënë të vdekur nënën bashkë me foshnjën.Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.Sipas Ahmetit, viktima është 35-vjeçare.“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.