E papranueshme, shfaqja dhe dominimi i patriarkalizmit gjithandej…Shkruan Lendira BERISHA

                    Dhuna ndaj grave në Kosovë, ka marrë përmasa të mëdha, sepse në shoqërinë tonë, ende dominon patriarkalizmi, ku gruaja konsiderohet, pronë nga bashkëshorti i saj. Kjo niset çdo herë nga mos përkrahja e familjes, e rrethit, që nuk janë tolerantë ti japin asaj, lirinë e të menduarit, të shprehjes, të vepruarit… Në radhë të parë konsideroj se gruaja është e pambrojtur nga familja, nga shoqëria dhe nga shteti.

Rasti që na tronditi sonte të gjithëve, vrasja e gruas shtatzëne në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, konsiderohet vrasje e rëndë, që shumë saktë dhe drejt e precizon neni 179 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

1. Me dënim jo më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm të dënohet personi i cili:

1.2.privon nga jeta femrën shtatzënë.

E që, penalisht vrasësi duhet të dënohet për dy jetë të marra, të gruas dhe fetusit të saj.

Për parandalimin dhe mbrojtjen kundër dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës mbi bazë gjinore, mendoj se, do të duhej të merreshin iniciativa të reja ligjore, që të kenë përkrahje shtetërore. Dhe njëkohësisht, të zbatohet në përputhshmëri të plotë legjislacioni penal i Republikës së Kosovës, në veçanti për veprat penale, kundër jetës dhe trupit, dënimet të jenë meritore, në vartësi të rrethanave dhe kryerësit të veprës penale./www.qendrapress.com/