OVL-UÇK i përgjigjet Qeverisë për çështjen e veteranëve: Propozimi juaj është ndërhyrje në procesin gjyqësor
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e ka cilësuar si ndërhyrje në procesin gjyqësor propozimin e Qeverisë së Kosovës që të fillohet ma hartimin e një ligji të ri i cili nis një proces vlerësimi dhe verifikimi për të gjithë pjesëmarrësit e luftës çlirimtare.U.D., i kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku, ka publikuar letrat e këmbyera me kryeministrin Albin Kurti lidhur me këtë çështje, shkruan Reporteri.net.Ligji i ri i propozuar nga Qeveria e Kosovës sipas Klinakut mund të bëhet, por duke plotësuar disa nga kushtet.Në propozimin e Kurtit thuhet se hartimi i ligjit dhe procesi i verifikimit duhet të kryhet në një kohë sa më të shpejtë.Ndërkohë, derisa të përfundojë ky proces, si mbështetje shtesë, ai ka propozuar përkrahje në punësimin e veteranëve përmes masave aktive të tregut të punës, duke subvencionuar një pjesë të pagës për një periudhë të caktuar.