Fryma poetike e së dielës me poetin;-Skënder BERISHA
SA E KËRKOJA SHIUN
———————————-
Ku është shiu ku
Se e dua shumë
E kërkova gjatë
Nëpër natë
Ishte thatë se thatë
E ndjeja
Prej larg larg
Edhe ditë edhe natë
Më therte koci i ngratë
Palët e ditës më shihnin
Duke u përpëlitur
Nëpër diell
Kush nuk vinte
Ishin larg shumë larg
Një ditë ishte shumë
Si një vit Dritë moj Dritë
Nuk mund të bëja më tutje
As edhe një hap
Përreth vapë edhe vapë
Po strukesha në vete
Edhe në plagët e mia prapë