56% e kosovarëve do të refuzonin vaksinën COVID-19, mjekët bëjnë thirrje që të largohen nga teoritë konspirative

0

Sipas një hulumtimi, rreth 56% e qytetareve të Kosovës do të refuzonin të merrnin vaksinën anti-Covid në momentin kur vendi ta sigurojë atë. Kjo gjendje, sipas psikologëve, është shkak i besueshmërisë së lartë në teori konspirative dhe lajmeve të rreme.


Më shumë se gjysma e popullsisë ne Kosovë janë akoma skeptik ta marrin vaksinen anti-Covid. Sipas një sondazhi të Radios Europa e Lirë, 56 % e të anketuare janë deklaruar që nuk do ta marrin vaksinën, 37% kanë se do ta marrin dhe 7% nuk e dinë akoma.

Sipas Yll Avdijaj nga Shoqata e Psikoterapeutëve të Kosovës  përkushtimi i lartë i personave në teori konspirative e ka sjellë këtë gjendje.

“Jemi një popullatë që jemi shumë të kufizuar edhe në aspektin e punës apo veprimeve, prandaj mundësia është shumë e lartë që njerëzit të merren me gjëra që mund të shtojnë panikun”, thotë për RTV Dukagjinin, Yll Avdiaj.

E doktoresha, Drita Peqani tha se duhet lënë anash teoritë konspirative, pasi që vaksina duhet të merret, në menyrë që të imunizohet popullata, përcjell Telegrafi.

“Nëse sigurohen ato vaksina që janë premtuar për Kosovën, patjetër që popullata duhet të imunizohet. Secila vaksinë apo bar që ne e marrim edhe në mënyrë orale mund të ketë ndonjë reaksion alergjik, por ato janë raste të rralla. Edhe vaksinat tjera kanë reaksione apo afekte anësore, mirëpo duhet t’i largojmë ato teori konspiracioni”, deklaroi Drita Peqani.

Sipas anketës jo vetëm qytetarët e Kosovës, por edhe ata nga shtetet tjera të Ballkanit Perendimor hezitojnë ta marrin vaksinen anti-Covid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *