6 muaj që kur u paraqit rasti i parë me COVID-19 në Kosovë, mjekët po punojnë pa asnjë ditë pushim
Gjashtë muaj prej raportimit të rasteve të para me koronavirus në Kosovë, zyrtarë qeveritarë dhe autoritete tjera shëndetësore kanë shtuar thirrjet për kujdes ndaj qytetarëve, meqë deri më tani është raportuar për 10,988 persona të prekur nga sëmundja COVID-19, që shkakton ky virus në gjithë territorin e Kosovës.
Këto shifra kanë ndikuar në mbushjen e spitaleve të Kosovës me pacientë të infektuar me koronavirus.
Vetë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka vlerësuar situatën epidemiologjike si të rënduar.
“Beteja me këtë pandemi nuk fitohet vetëm nga mjekët, infermierët, policia dhe inspektorati. Kjo është betejë e të gjithëve neve, e secilit qytetar. Duhet vetëdijesim i lartë për të ruajtur shëndetin publik, ndryshe do të përballemi me situatë dëshpëruese. Duhet të gjejmë kurajo për fëmijët tanë, që duhet të fillojnë mësimin së shpejti, si dhe për prindërit tanë që po vuajnë më së shumti”, ka shkruar Hoti, në rrjetin social, Facebook.
Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës aktualisht janë duke u trajtuar mbi 100 pacientë të infektuar me këtë virus.
Lindita Ajazaj, drejtoreshë e Klinikës Infektive në Prishtinë, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se stafi mjekësor është i stërlodhur dhe i ngarkuar. ’Ne jemi duke punuar vazhdimisht prej fillimit të pandemisë, janë bërë gjashtë muaj prej rastit të parë, dhe po vazhdojmë pa pushim. Stafi është shumë i lodhur. Kanë punuar pa