74 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë, një prej tyre me fatalitet

            74 aksidente kanë ndodhur gjatë njëzetekatër orëve të fundit në Kosovë.Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës, në raportin ditor, të martën.Një prej këtyre aksidenteve ka qenë me fatalitet. Ndërkaq, 31 aksidente ishin me të lënduar e 42 përfunduan me dëme materiale.Për shkak të mosrespektimit të rregullave në komunikacion, Policia ka shqiptuar 1 mijë e 591 gjoba.