8 Marsi me nënat, gratë dhe vajzat e Dëshmorëve në Prizren, ishte më domethënësi dhe motivuesi.-Shkruan;Adelina MORINA

                    Dje, bashkë me anëtarë të RDK-së në Prizren e Zhur dhe kryetaren e shoqatës së grave të Dëshmorëve Xhyhere Vezaj Maqkaj, vizituam dhe i’u dërguam buqeta me lule, nënave , grave dhe vajzave të dëshmorëve Remzi Ademaj – Komandant Petriti, Xhevat Berisha, Përparim Thaqi, Ylber Fanaj, Agim Bajrami, Bedrush dhe Fehim Gashi .

Falenderuam këto gra që ishin shtyllë e trimërisë dhe ia dhanë Kosovës, një pjesë të tyre – dëshmorët e kombit, falë të cilëve shumë gra dhe vajza sot jetojnë, shkollohen, avancohen, e frymojnë shqip lirshëm, në frymën e të parëve.

Për neve si të reja dhe të rinjë, këto familje janë shembulli dhe frymëzimi më i madhë, në angazhimet tona jetësore e politike, meqë me qëndresen e tyre dëshmuan se liria nuk vie pa sakrificë, e Kosova nuk do të bëhej shtet pa gjakun e dëshmorëve.

Lavdi dëshmorëve, mirënjohje nënave, grave e vajzave të dëshmorëve dhe gëzuar 8 marsin për të gjitha ato – që japin jetë e mbjellin shpresë./www.QendraPress.com/