“8 orë punë, 8 orë argëtim, dhe 8 orë gjumë”, historiku i 1 majit si Dita Ndërkombëtare e Punës

                            Dita Ndërkombëtare e Punës shënohet çdo vit më 1 maj. E njohur edhe si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve ose Dita e Majit, ky rast feston kontributin e punëtorëve në shoqëri. Ai gjithashtu përkujton arritjet e lëvizjes historike të punës.Por si mbeti 1 maji dita simbol e punëtorëve dhe me çfarë ngjarje lidhet ajo?Ky manifestim lindi nga beteja e klasave punëtore për të siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës dhe të jetesës.“8 orë punë, 8 orë argëtim, dhe 8 orë gjumë”. Ishte kjo moto e krijuar për herë të parë në Australi në vitin 1855 dhe që më pas u përdor nga pjesa më e madhe e lëvizjes së sindikatave. Një moto që i hapi rrugën kërkesave të tjera të përgjithshme dhe caktimit të një dite, pikërisht në 1 maj, ku të gjithë punëtorët mund të takoheshin për të mbrojtur autonominë e tyre.”Kjo ditë simbolike lidhet me protestat e përgjithshme e të përgjakshme të dhjetëra mijëra punëtorëve të fabrikave të Çikagos në Amerikë, më 1 maj 1886.Një vit më vonë në të njëjtin qytet u organizua një manifestim masiv dhe madhështor. Kështu filloi rrugëtimi i kësaj date të rëndësishme që në fokus e kanë pozitën socio-ekonomike të punëtorëve.