E diela me poeten; Vlora Rexhaj Morina

0

Nanë!

Fryma jem e parë e shpirtit

mes gëzimit e dhimbjes.

Emni parë në mendje tem

Sa herë shoh diellin

E sa herë rrufet godasin

Qiellin tem.

Nanë!

Sytë e tu pasqyrë e plagëve trupit tem.

N’rrudha tua flejnë ledhatimet e ninullat e

netëve pagjumë, kur baheshe rojtare

e dënezjeve të andërrave t’mija

n’kllapinë e natës pa agim!

Nanë!

Gjini i pashterrshëm i dashnisë!

Perlë e rujtun në oqeanin

ma të thellë t’zemrës tem!

Nanë!

Gurëthesari më i çmueshëm

në këtë botë.

Do t’ndriçosh si rreze

dielli sa t’ketë jetë mbi këtë tokë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *