E diela me poetin:Skender Berisha

0

NJË DRITHËRIMË

Sa pak ndejtëm bashkë

Sa shumë u deshëm

E pak ishte pak

Edhe sivjet shtegëtuan stinët

Për t’u kthyer prapë

A do t’më huq ky varg

Sa shumë u deshëm

E kurrë më s’u teshëm

Ti je gjithkah ku bredh unë

Udhë e pa udhë

Veç në vargun tim hyn

Në mëngjes e në muzg

Më buzëqesh çdo ditë

Sa shumë zgjat

E larg edhe ngat

Sa u deshëm sa shumë

E nuk e thonim kurrë

Diçka më thehet te ky shpirt

Çdo të martë e të mërkurë

Sa larg e sa ngat

Ky fund që më përhumb

26 dhjetor 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *