E diela me poeten ;Nexha Reçica
AJO FLET ANGLISHTEN
POR SHPIRTIN E KA SHQIPTAR
(Rita Orës)-
Mbrëmë në Teatrin e Parisit
Luante vallja e shqipes,
Shpirti i saj
Nuk gjente qetësi!
Në publik valviste
Flamuri shqiptar
Parisianët zgjohen
Me duartrokitje!
Duke i mbyllur sytë
I luten fisit tonë,
Këngë pas kënge
Kushedi për të satën herë
Dëgjohen kuptimet e reja!
I harruar ishte
Vetëm përqafimi i saj
Kënga i mbërthen
Sytë kah Evropa!
Dritat dridhen
E ajo flet
Prapë anglishten
Për vendorigjinën e saj!
Ajo me këngën e saj
I ka shtruar epokat
E lodhura të kohës
Ritmin e muzikës
Kur ai i huaj
Lëmonte vallen me duar
E në vete i turpëruar
Peshon
Në mendimet e karriges
Kur kënga e saj
Dridhë sallën!