Çaste poetike me poetin;-Enver N. REXHAJ

PLAGË PA DËSHMI
———————————-
Dashuria të gjykon pa dëshmi,
të dënon pa faj, të lë pa zë,
trupi jeton, por shpirti në litar përfundon,
duke kërkuar një arsye pse ende dashuron.
Të gjithë shohin buzëqeshjen,
askush plagën e fshehur,
askush netët pa gjumë, as zemrën e thyer.
Dhe më e keqja s’është kur dikush të harron,
por kur ti s’e harron dot atë që të shkatërron.
Pa gjyq, pa dëshmi, pa një fjalë shpjegimi,
mbetesh rob i kujtimeve, i dashurisë, i zhgënjimit.
Dhe në fund pyet veten,
mes dhimbjes që s’mbaron:
A ishte vërtet dashuri,
apo plagë që ende dashuron?
/QendraPress/