Kandidati për kryeministër nga PDK Enver Hoxhaj, takon bizneset prizrenase dhe spitalin rajonal dhe promovoi kandidatet prizrenas
Kanididati për kryeministër nga PDK Enver Hoxhaj,sot,ka qëndruar në Prizren e ku me këtë rast ai në intrevistë për Rtv ‘’Besa’’, tregoi se pikë takim i parë ka qenë takimi me bizneset dhe afaristë e biznese të këtij qyteti ku nga afër edhe kemi pa problemet ekonomike me të cilat ata po përballen.Lidhur me këtë kandidati Hoxhaj, për kryeministër pohoi se pas disa javësh kur ai do të jetë kryeministër ato struktura ekonomike do ta kenë përkrahjen e plotë të qeverisë.
Po kështu ata sot,bashkë me ish ministrin e shëndetësisisë Ismaili, dhe ministra tjerë e kanë vizituar edhe Spitalin Rajonal ku ata thanë se edhe aty do të japim premtimin tonë se ne duam që ta ndihmojmë shëndetin e të gjithë qytetarëeve pa i daluar për bindjet e tyre politike.
Tashmë ai tha se jemi në garë unë dhe Albin Kurti, dhe jemi të bindur se ne kemi një projekt më të mirë ekonomik se sa që e ka Lëvizja Vetëvendosje, prandaj edhe jemi në përkrahe të bizneseve, Sepse Prizreni duhet të jetë qendra e rëndësishme pas Prishtinës në Kosovë tha ai.
Së fundi tha se mesazhi i tij është për një zhvillim ekonomik për një program sa më të mirë për qytetarët e ka PDK-ja .Ai pohoi posa të vije n[ pushetet PDK do te kemi edhe vaksinat anicovid./qendrapress.com/