Të kujtosh Holokaustin,përkujton kapitullin më të zi të historisë njerëzore- Shkruan;L.L -Diasporë

0

               Asgjë më të trishtë në botë ,deri më tani nuk ka, posa ta  kujtosh Holokaustin,që të përkujton kapitullin më të zi të historisë njeëzore .Është  njësojësikurse të kërkosh pafundësisht të drejtat e njeriut, dhe mos të ndalosh kurr ,për ato të drejta. Themi kushtu ,sepse  antisemitizmi jo vetëm që është ende i fortë, por është duke u bërë edhe më i keq.Antisemitizmi i vjetër është kthyer sërish, e patëm rastin ta shohim në Francë  e shtete tjera.Por, këtu duhet  të dallohen shqiptarët, të cilët atëherë kur bota ishte kundër hebrenjve, shqiptarët treguan shpirtin human e  bujar dhe ofruan  zemrat,mikëpritjen dhe ofruan strehë  edhe fizike edhe shpirtërore për ata.

    Fjalët “mos harroni kurrë” dhe “kurrë të mos ndodhë sërish”, janë shtylla të identitetit tonë, tha Danny Danon, përfaqësuesi i përhershëm i Izraelit në OKB,gjatë përkujtimit të sotëm.

“Sot është dita për të kujtuar të kaluarën, por edhe dita për të vepruar, për t’u fokusuar në mbrojtjen nga mizoritë, për t’i dhënë atyre përgjigjen e duhur dhe për të krijuar kushtet që autorët të vihen në bankën e të akuzuarve”, tha Jonathan R. Cohen nga misioni i përhershëm amerikan në OKB.Deklarata të këtilla  sot, ka pasur anekënd  globit. Por , ajo që  na bënë krenar neve shqiptarëve është  ajo ndihmë  e madhe e ofruar kur ishte më shumë se jeta më shumë se identiteti i hebrenjve. Andaj, është dita e dhembjes së madhe njerëzore. E ky përkujtim duhet të jetë kujtimi i përjetshëm i njerëzimit.Dhembja e trishtimi është i madh saherë përkujtohen ata 6 milion viktima, të holokaustit, e të cilat e mbajnë  ende të përlyer ndërgjegjien njerëzore, se njeriu për njeriun kur të mos jetë ujk,por duhet të jetë njeri.Dhembja e madhe që ka emrin Holokaust ,duhet të shërbejë  si motiv ,që kurr më në botë të mos  përsëritet ajo smirëzi fatkeqe.Por, shpresa  është ajo që njeriun  e mbanë  në jetë. Andaj, të besojmë se ajo do të mbetet  si tragjedia e fundit  në ruzullin tokësor….Populli im shqiptarë  tani e dy dekada e  ka kuptuar edhe më shumë këtë tragjedi duke  pasur plagë  në trupin e vetë….. /qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *