Gates paralajmëron që pandemia e ardhshme do të mund të ishte 10 herë më e rrezikshme se aktualja – thotë se bota nuk është e gatshme dhe se duhet bërë më shumë
Pandemia e ardhshme me të cilën bota do të ballafaqohet do të mund të ishte dhjetë herë më e rrezikshme sesa kjo që aktualisht po ndodhë, ka paralajmëruar themeluesi i Microsoftit, Bill Gates.
“Nuk jemi të gatshëm për pandeminë e ardhshme. Shpresoj që për dy vite situata do të jetë më ndryshe. Vaksinat, testet, barnat, epidemiologjia, mbikëqyrja – ka edhe shumë gjëra tjera për t’u bërë”, ka thënë Gates gjatë një interviste dhënë për Süddeutsche Zeitung.
Sipas tij, po të ishim më mirë të përgatitur për epideminë aktuale, po të kishim kapacitete më të mira për diagnostifikim dhe po të zbuloheshin më lehtë të infektuarit, numri i të vdekurve do të ishte më i vogël – në veçanti në Shtetet e Bashkuara, transmeton Telegrafi.
“Coronavirusit është bërë pjesë përbërëse e jetës tonë, si dhe ngjarjet tjera siç është rasti i tërmeteve, tornado dhe ndryshimeve klimatike. Sfidë për qeveritë mbetet mbrojtja e qytetarëve nga ngjarje të tilla”, ka miliarderi amerikan.
Gates ka folur për pandeminë e ardhshme edhe në letrën e tij vjetore dërguar fondacionit të tij. Në të ka theksuar se “gatishmëria për pandeminë e ardhshme duhet të kuptohet seriozisht, kur është në pyetja kërcënimi me luftë”.
Ai si çelës për luftën kundër pandemisë së ardhshme e ka cilësuar “sistemin global, testimin masiv, 3.000 ekspertë, zjarrfikës”, që do të reagojnë të parët në vatra dhe dhjetëra miliarda dollarë të shpenzuara në vit.
“Duhet të shpenzojmë miliarda për të kursyer triliona”, ka thënë Gates duke aluduar në ekonominë e goditur rëndë nga coronavirusi.
Sipas tij, bota nuk është e gatshme për pandeminë që na ka goditur gjatë vitit të kaluar, por ai shpreson se do të jetë e gatshme për pandeminë e ardhshme.
Themeluesi i Microsoftit thekson se do të duhej të bëheshin “platforma të mega-diagnostifikimeve”, të gatshme për testimin e një të pestës së banorëve të botës për një javë.
Megjithatë shpreson se zhvillimi i terapive të reja siç është antitrupat monolokale do të ndihmojnë shumë. Gjithashtu ka bërë të ditur se zhvillimi i vaksinës me ARN do të mund t’i hapte rrugë zhvillimit të vaksinave siç janë ato kundër HIV/AIDS, malaries dhe tuberkulozes.
Një nga idetë e tij është organizimi rekord i “mikroorganizmave” në nivel botëror. Në to shkencëtarët do të simulonin shfaqjen e sëmundjeve dhe si duhet luftuar kundër tyre siç është rasti kur “ushtria përgatitet për lojëra luftarake