Komuna e Prizrenit nderon me mirënjohje  mjekët e pensionuar  për kontributin e tyre  të madh.

                          Dje, në QKMF-në e Prizrenit, kryetari Shaqir Totaj, bashkë me përfaqësuesë të Institutit të Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale , dhe atyre të Shoqatës për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë, zhvilluan një aktivitet kushtuar shëndetit të nënës e fëmijës dhe rëndësisë së vaksinimit. Me respekt të veçantë u nderuan profesionistët shëndetësorë Dr. Naxhije Paqarizi, Dr. Zyber Rizanaj dhe znj. Hanife Hoxha, për kontributin e tyre shumëvjeçar në mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe qytetarëve të Prizrenit. Me mirënjohje të veçantë u nderua edhe Ekipi i Njësisë së Vaksinimit në QKMF Prizren, për përkushtimin dhe punën e vazhdueshme në mbrojtjen e shëndetit publik. “Kontributi i tyre është pjesë e historisë së shëndetësisë së Prizrenit dhe shembull i përkushtimit profesional në shërbim të qytetarëve” – u shpreh Kryetari Totaj. Në këtë event ishin edhe  drejtoresha e posaemëruar e shëndetësisë dr Mybera Mustafa, drejtori i QKMF dr  Fadil Bajraktari si dhe stafi udheheqës i QKMF-së në Prizren,