Fetoshi i PDK’së: Vetëvendosja po i manipulon qytetarët, nuk ka asnjë arsye pse të votohet

0

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Fetoshi, ka vlerësuar se Vetëvendosja po manipulon qytetarët me anë të kauzave të mëdha, teksa ka thënë se nuk sheh arsye përse duhet votuar ajo.Fetoshi këto komente i ka bërë në emisionin ‘Kosova Voton’ në T7, teksa ka pasur komente edhe për LDK’në, shkruan Gazeta Express.“Vetëvendosja përfaqëson një koncept manipulativ dhe instrumentarium populist që konsiston te manpipulimi me qytetarët në emër të kauzave të mëdha”, ka thënë profesori universitar.“Nuk e di cila është arsyeja përse duhet votuar LDK. LDK përfaqëson një subjekt politik, e urtë, e mirë, por ju e dini që LDK, bashkë me subjektet politike, me pa aftësi vendimmarrëse e ka dëmtu shumë Kosovën”, ka shtuar tutje ai.

Tutje, Fetoshi i PDK’së ka dhënë edhe disa arsye pse të votohet partia e tij.

“Partia Demokratike përfaqëson më së miri një parti politike transformuese të vendit, një parti politike, që është artikulim politik i vlerave të UÇK’së, një vazhdimësim i frymës së procesit të shtetndërtimit dhe një parti që ka qenë më së gjati, ndoshta me vendimet më të rëndësishme, për ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në Kosovë”, ka deklaruar tutje Fetoshi. /Gazeta Express/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *