VV-ja reagon pas ndalimit të Albin Kurtit, nuk e përfillin vendimin e Gjykatës: Lista jonë garon me 110 deputetë
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar për herë të parë pasi edhe Gjykata Supreme ia ndaloi Albin Kurtit kandidimin për zgjedhjet e 14 shkurtitVetëvendosje në faqen e tyre zyrtare në Facebook ka bërë të ditur se ata do të garojnë me 110 deputetë në listë, shkruan Reporteri.netE pamë vendimin e fundit të Gjykatës Supreme. Ky vendim i kundërvihej aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Zgjedhjet do të mbahen më 14 shkurt, ndonëse ka përpjekje për pamundësimin e tyre. Ankesa në Gjykatën Kushtetuese do t’u jepte shpresë këtyre përpjekjeve. Lista jonë me 110 kandidatë garon në referendumin e 14 shkurtit. Vazhdojmë me aktivitetet tona drejt fitores plebishitare.Ndryshe, sot Gjykata Supreme përveç Albin Kurtit kandidimin ia ndaloi edhe Albulena Haxhiut, derisa u lejuan Liburn Aliut dhe Labinotë Demirit