Reagojnë Gastronomet: Zyrtarët policorë po shkaktojnë probleme para lokaleve

0

Shoqata e Gastronomeve ka akuzuar zyrtarët policorë se po shkaktojnë probleme pranë lokaleve të gastronomisë.

Sipas gastronomeve, kjo ka të bëjë më konkretisht me sjelljet e tyre të pahijshme.

“Është bërë praktikë kohët e fundit që zyrtarët policorë janë duke shkaktuar problemë pranë lokaleve të gastronomisë. Konkretisht kjo ka të bëjë me sjelljet e tyre që janë të pahijshme dhe drejtohen ndaj klientëve dhe stafit në hapësirat e lokaleve. SHGK, i’u bën thirrje zyrtarëve policorë dhe inspektorateve përgjegjëse që të zbatojnë në përpikëri Vendimet e Qeverisë për kontrollin e pandemisë”, kanë shkruar gastronomet në “Facebook”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *