E diela me poeten;Mimoza Eliona Osmani
Njeriu i sotëm..
———————–
Njeriut të sotëm.. s’i gjendet karari,
Veriges bisht do t’i gjejë.., gjithmonë.
Punonte i ziu.., si gomari..
E ç’mori me vete do thonë..!? ..
Ish’ burrë i urtë, si qengj manari.
Mbas punës hije..,deri vonë.
Sikur t’i ngjanin fëmijët.., makari.
U lumtë dembelëve.., do thonë..
Vdekja..,njeriut i është kafshari,
I tërheq kapistrën. , si padron,
Jetës përherë do shajë i shari,
Si gojë lëshuar..,nuk duron..
Njeriut të sotëm, s’i gjendet karari,
Ish’ vetëm gjumë e brumë do thonë..
Dhe kishte forcë sa ka i marri..
Nga qielli priste a nga gjitonë..!?..
Njeriut të sotëm s’i gjendet karari
Veriges bisht do t’i ve gjithmonë..
Sa je në jetë.., i rëntë zjarri..
E sa mbyll sytë.., i mirë qe..,thonë..
Njeriut të sotëm s’i gjendet karari..
EDHE MË MOS QAJË..
—————————
Një zjarr bubulak , qe i ndezur dikur,
Në një zemër, që tani..,e lënduar rri..
Sa pranvera do kalojnë do thotë ah.. sikur..
Të dinim.., që t’a mbanim.., atë dashuri.
Kur flladi shfleton, një nga një kujtimet,
Përzihet heshtja.., hiri. , aromat. ,
“Të zemrës gjethe”..,si vjeshtë-perëndimet,
Murosln muzën..e ,kalben “dhomat’…
Dhomat e shpirtit.., tymosura fare,
Grinden te gjejnë.., i kujt ishte faji,
“Të grisurat perde” , mbulojnë një dritare..
Qiell-shpirtit pa diell , s’po çel lule maji.
“Pranverës të majit” , me fjalët bistur..
I’a preve lastarët, kuq-gonxhet e sajë
Në heq gurë kalasë..,do rrëzohet mur,
Trishtimin me kupa ,pijë tash e mos qajë..