Sot, i jepet lamtumira e fundit 27-vjeçarit që u vra me thikë në Prizren.

Sot, do t’i jepet lamtumira e fundit 27-vjeçarit Albian Osmanaj, i cili humbi jetën tragjikisht pas një therjeje me thikë në fshatin Kobaj të Prizrenit.
Sipas njoftimit mortor të publikuar nga familja, varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, më 15 qershor 2026, pas faljes së namazit të Ikindisë, në varrezat e fshatit Kobaj.
Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën rreth orës 11:50, kur sipas Policisë së Kosovës, shpërtheu një përleshje me mjete të forta ndërmjet dy familjeve që janë kushërinj mes vete.
Si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë, 27-vjeçari nuk arriti t’u mbijetojë lëndimeve.Policia ka shoqëruar në stacion personat e dyshuar, ndërsa hetimet në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. Me këtë rast supozohet se kjp ngatrresë ka ardhur për shkakë të riemërtimit të një rrugë ku banojnë këta e që janë familjarë të një gjaku, Policia njofton se është arrëestiar edhe një I ri 16 vjeqar I ngatërruar ën këtë rast tragjik. Kurse mjekët pohojnë se ishte e pamundur ët shpëtohet i riu 27 vjeqar se kishte plagë të rënda në krahnor e supozohet edhe në zemër. Rasti në fjalë ka shqetësuar gjithë Prizrenin