U gjuajt me vezë, megjithatë Kurti arrin të takohet me drenicakët në Prekaz
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka arritur të takohet me qytetarët e Skenderajt. Edhe pse ai u gjuajt me vezë e u fishkëllua nga drenicakët.Anëtari i VV-së, Agim Bahtiri ka publikuar disa fotografi nga takimi me banorët e Prekazit e Polacit.“Sonte, Prekazi e Polaci në mbështetje Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministrit Albin Kurti. Drenica gjithmonë vatër e mikpritjes”, ka shkruar ai në Facebook.Edhe Shqipe Selimi kandidate për deputete nga VV, njëherit gruaja e Rexhep Selimit, ka publikuar foto, ku ka shkruar se Drenica është gati për referendum, shkruan Reporteri.net.” Në Drenicë bashkë me Kryeministrin, Albin Kurti. Vizitë fshatrave Rezallë e Re, Llaushë, Prekaz i Epërm dhe Polac. Drenica gati për referendum!”, ka shkruar ajo.