Shoqata e Bjeshkatare ‘’Sharri’’ në ditën e Pavarësisë ngjiten në Pashtrik
Në kuadër të shënimit të Ditës së Pavarësisë, Shoqata e Bjeshkatarëve’’ Sharri’’ organizoi ngjitjen tradicionale në majën e malit të Pashtrikut me lartësi prej 1986 metra në mal i cili dikur e ndante kombin ndërsa tani e bashkon. Mbi 63 pjesëmarrës nga Elbasani, Tirana, Prishtina, Gjakova, Theranda, Malisheva dhe Prizreni e ngjiten majën e malit në kushte tê mira atmosferike pa asnjë problem. Në këtë ngjitje me rastin e kësaj feste jubilare në marshutë mysafirë të veqantë ishte edhe Luan Qosja ardhur nga Elbasan i cili nderoi për ditën e pavarësisë dhe bashkëngjitjen në majën e Pashtrikut 13.5 km ecje malore pa asnji problem. Edhe pse Luani ishte me përcjellje të vete për shkak të nevojë në të pamur.. Derisa zyrtarë të Shoqatës na bene me dije se Shoqata e Bjeshkatarëve të Prizrenit me atë të Elbasanit janë të vëllazëruara, Kurse prof Dr Kujtim Shala me këtë rast ka folur për këtë marshut të suksesshme ./qendrapress.com/