Rritet numri i familjeve që kërkojnë ndihmë sociale, Agjencia e Statistikave të Kosovës publikon të dhënat
Pandemia duket se ka varfëruar shumë familje kosovare. Kështu së paku kuptohet nga të dhënat e publikuara në Agjencinë e Statistikave të Kosovës. Sipas këtyre të dhënave numri i familjeve që kërkojnë ndihmë sociale është rritur.Në muajin nëntor të vitit të kaluar ishin 25 mijë e 273 familje morën ndihmë sociale.Kurse, në dhjetor numri i familjeve që kërkojnë ndihmë sociale shënoi rritje enorme.Në muajin e fundit të vitit të kaluar, 25 mijë e 679 familje morën ndihmë sociale.Komuna më e varfër në Kosovë vazhdon të jetë Mitrovica. 2392 familje marrin ndihmë sociale në Mitrovicë