Çaste poetike me poeten;-Valbona KOLAVERI

VETMIA E SHENJTË

———————————

Në terrinën e thellë brenda vetes

Shoh pjesëza të vetes tek shpërbëhen,

Rrugë të huaja

Pa gjuhë,

Pa idenditet

Janë me kthesa të pafundme

Pa dritë,

Nën kriza

Lakuriqe,

Ku hapësirat janë të tejngopura anonimësh

Dhe maskat dalngadalë aty fillojnë të bien

Para të vërtetash që kurrë s’kanë

 guxuar të flasin trimërisht

Ku shoh që të gjitha mendimet

 janë në sipërfaqe të vertetash

Si flluska të vetëdijes

Me zemërimin që do të shpërthejë pa drojë

Ku ndjesia e humbjes

Është e gjallë

Veshur në kostume hipokrite,

Shoh mijëra skena që gërthasin

Ku jehona e tyre më shemb

Në shkretëtira të formuara nga thërrmija

pasqyrash të thyera të vetvetes,

Hija ime eshte e gjatë

Deformuar nën pikpyetjen

Kush jam unë?

A jam mjaftueshëm që të gërthas pa frikē?

Apo qartësitë s’jan mjaftueshem që të duken

Ku ndjej që largësitë rriten sa më shumë

Dhe heshtjet vishen si një gunë,

Dhe ulem kruspull në vetminë e shenjtë

Që t’a puth me dashuri.

/QendraPress/