Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat paralajmëron Qeverinë e re: Nuk do t’ia falim asnjë minutë nëse nuk rritet rroga minimale
Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK) nuk do t’i fal asnjë minutë qeverisë në ardhje nëse nuk përmbushen kërkesat e tyre. Madje nga kjo sindikate thonë se do të vazhdojnë trendin e protestave kushdo që është në krye të qeverisë, gjithmonë nëse nuk realizohen kërkesat e tyre.I pari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi, ka thënë se ndaj qeverisë së re do të jenë më të zëshëm e kritik, siç thotë ai se zëri i tyre po fuqizohet me organizimin sindikal.“Ne do të jemi edhe më të zëshëm sepse zërin tonë po e fuqizon organizimi jonë sindikale, të cilën tash veç jemi të kënaqur me organizimin që kemi dhe nuk do të ia falim as një minutë askujt. Nuk i kemi falur as në të kaluarën as në të ardhmen, dhe mendojmë që edhe në të kaluarën kemi protestuar, kemi biseduar kemi arrit dhe nuk kemi arrit rezultate dhe ne do të vazhdojmë trendin nuk na intereson kush vjen dhe kush shkon, për neve është me rëndësi që kërkesat ligjore të cilat i takojnë punëtorit të sektorit privat duhet t’i jepen sepse përndryshe është koha e vlimeve”, tha ai.
Por, Azemi ka thënë se rritja e pagës minimale duhet të jetë prioritet i Qeverisë së re.“Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës gjithherë e ka një projekt një program që qeverisë së re ju ofrohet dhe ne e mendojmë që si prioritet i prioriteteve është paga minimale që ata e marrin një pagë prej 170 eurove. Ne pikërisht e kemi marr si një deklarim të ish kryeministrit Kurti kur me datën 5 mars 2020 është deklaruar që paga minimale e punëtorëve të sektorit privat nuk guxon të jetë nën 350 euro dhe ne do të ia vendosim mbi tavolinë qeverisë së re pa marr parasysh kush do të jetë. Pas pagës e cila nuk po mund të mbijetohet është nënshkrimi i marrëveshjes kolektive që në një far forme e relakson raportin mes punëdhënësit dhe punëmarrësit me të cilin mendoj që është kërkesë imediate e punëtorëve të sektorit privat të Kosovës”, ka thënë ai për EO.Tutje, Azemi tha se punëtorët teknik të përfshihen në listat e shtesave dhe pagesa e tyre të ekzekutohen në përpikëri.“Si kërkesë në renditjen e tretë e kemi meqenëse simulimi i punëtorit teknik dhe simulimi i punëtorëve fizik në nivel të Kosovës pas datës qershorit të vitit kaluar deri më tash nga ish-qeveria nuk është bërë konform rregullave, dhe vendimet që i ka, andaj ne do të kërkojmë nga kjo që pagën shtesë në renditjen që e kanë mjekët, infermierët, dhe punëtorët mbështetës pjesa e punëtorëve mbështetës nuk është paguar dhe ne do të kërkojmë që kjo të paguhet me përpikëri, do të presim dhe implementimin e marrëveshjes mes Sindikatës dhe ministrisë së financave për pjesën e pagesës shtesë për punëtorët teknik dhe sigurimin fizik shkurt, mars, prill dhe nëse kjo nuk kryhet atëherë mendoj që kjo do jetë barrë për qeverinë e re”, shtoi ai.Më tej, kryetari i SPSPK-së, thekson nevojën rritjes së inspekcionit në vendet e punës, pasi sic thotë ai, numri i punëtorëve pa kontrata është tejet i lartë.“Kërkesë e gjithhershme e cila gjithmonë përsëritet në njëfarë forme është respektimi i ligjit dhe marrëveshjes kolektive, sepse nëse nuk respektohet ligji dhe marrëveshja kolektive e gjithë kjo çka po e flasim ne deri më tani bie në ujë kur vihet parasysh sepse ne kemi një krizë tepër të madhe të punëtorëve të sektorit privat të cilët janë duke punuar pa kontrata pune, në moment ku nuk ka kontrata pune ai nuk edhe stimulim dhe pagesë të trustit dhe kjo duhet të jetë si parësore. Fuqizimi inspektoratit është njëra ndër nevojat kryesore sepse është një mungesë e madhe e inspektorëve, është një mungesë dhe disiplinë jo e duhur e tyre ku kemi njëfarë forme një tmerr në rajon, në kompani të ndryshme dhe ne i ofrojmë qeverisë në ardhje që do jemi bashkëpunues tepër të mëdha për luftimin e korrupsionit dhe të gjitha këto që i themi, por është edhe diçka imediate që sindikata tani për tani e ka zhvillimin dhe kulmin e organizimit dhe sigurisht se trendin e ish-protestave që i kemi bërë në të kaluarën do jenë edhe në të ardhmen. Shpresojmë që mos të vije deri tek kjo por jemi të obliguar që për të drejtat e punëtorëve të sektorit privat tu prijmë që këto të drejta të realizohen”, u shpreh ai“Pikërisht këtë po e themi sepse do të thotë ky dokument për neve është një thënie tij zyrtare vitin e kaluar dhe nuk e di unë si mund të shkoj nga 350 në 250, mirëpo ne do të qëndrojmë në kërkesën që paga minimale e punëtorit të jetë 350 euro ku gjithë parametrat tregojnë se ne mund të arrijmë deri te kjo dhe nuk ka asnjë arsye të mos vije deri te kjo pagë”, përfundoi ai.