Në rrugën Gjonaj-Tupec sot pati rënie shkëmbi, policia thotë se zona është pastruar menjëherë
Në rrugën Gjonaj-Tupec, sot pati rënie shkëmbi i cili kishte rënë në asfalt. Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Prizrenit Shaban Osmanollaj, kjo zonë është liruar për lëvizje dhe nga kjo shembje gurësh, nuk ka pasur dëme në njerëz apo dëme materiale. Kushdo që mësyu rrugën Gjonaj-Tupec, mëngjesin e sotëm, mund të ishte rrezikuar .E gjithë kjo, meqë në këtë zonë rrugë e cila të dërgon në Has të Prizrenit, u shembën gur të rëndë, të cilët në një mënyrë penguan për pak kohë, qarkullimin me automjete, Por ajo shpejt është mënjanuar dhe kjo zonë, tashmë është pa asnjë problem.