Gazetari Visar Duriqi, rrëfen për sulmin brutal ndaj tij: Me hulumtimet e mia kam krijuar shumë armiq, nuk di kujt të ia drejtoj gishtin

0

Gazetari i Gazetës Online “Insajderi”, Visar Duriqi i cili mbrëmë u sulmua brutalisht para banesës së tij, nga tre persona të maskuar ka rrëfyer në detaje sulmin ndaj tij.Duriqi na ky sulm ka pësuar lëndime të rënda, i është thyer hunda, katër dhëmbë, ka të çara në fytyrë e goditje në tërë trupin.“Dje pasi jam kthyer prej një emisioni në Kanal 10, kam vendos me ardhë në shpi e kam parku veturën dhe pasi e kam kalu një pjesë ku nuk ka drita, kur e kam kalu atë pjesë një person më është ofru dhe më ka godit në kokë. Kam fillu me rezistu me goditë edhe atë por, papritur janë shfaqur edhe dy persona të tjerë për një periudhë 30 sekonda i kam goditë edhe ata. Pastaj më kanë tërheq në një pjesë ku nuk ka drita dhe më kanë shtrirë në tokë më kanë goditë me shkelma, boksa dhe nuk e di cka kanë pasur një mjet tjetër. Prej aty njëri prej tyre nuk e di a me boks a me shqelm mi ka thy katër dhëmbë dhe hundën”, ka treguar Duriqi për Kanal10.

Ai ka thënë se i gjithë sulmi ka ndodhur brenda një minuti.“Kam shumë goditje në shpinë dhe pjesë të tjera të trupit. Kjo ka ndodhë brenda një minuti. Ata pas një minuti kanë vendos mu tërheq dhe unë I kam ndjek edhe një herë por pastaj janë zhdukur kah pjesa e hekurudhës e aty ka vec ara për mua ka qenë e pamundur t’i ndjek”, ka shtuar Duriqi.Ai pastaj ka treguar se e ka njoftuar Policinë të cilët kanë arritur pas pesë minutave dhe më pas me autoambulancë është dërguar në Emergjencë për trajtim.“Më është çepur një pjesë e fytyrës, kam marrë terapi. Sot jam intervistuar prej krimeve të rënda. Ata po punojnë për t’i gjetur provat”, tha ai.Duriqi ka thënë se nuk di ndaj kujt ta drejtojë gishtin për këtë sulm meqë gjatë punës së tij ka raportuar për shumë krime dhe afera korruptive.“Jo është interesant që me emisionin indkos i kam ba diku 100 emisione me njerëz të krimit, njerëz të korruptuar dhe le të themi se janë krijuar shumë armiq dhe nuk di kujt të ja drejtoj gishtin. Aktualisht nuk dyshoj në askënd. Më duket sulm i porositur”, është shprehur ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *