Detaje të reja nga grabitja në KEDS: Personat e maskuar nën kërcënimin e armëve vodhën një shumë të madhe parash

0

Rastet e vjedhjeve në pikë të ditës në vendin tonë nuk kanë të ndalur.Një rast i grabitjes ka ndodhur sot në pikë të ditës në Prizren, ku dy persona të maskuar dhe armë të shkurta kanë thyer pikën e KEDS-it dhe kanë arritur të marrin një sasi të madhe parash.Rastin e ka konfirmuar për Rtv ‘’Besa’’. Policia e Kosovës.“Rreth orës 15:03 minuta dy persona me armë të shkurta dhe me maska kanë arritur të grabitin një numër të konsiderueshme të parave në KEK në Prizren dhe janë larguar në drejtim të paditur”, ka thënë Shaban Osmanollaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit për Osmanollaj thotë se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po interviston dëshmitarët dhe të marrë incizimet e kamerave”, ka thënë Osmanollaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *