Plistarët po zhduken, por Ergyle Gjurgjealo me fanatizëm e ruan zejen e të parëve

0

              Njëra ndër zejet më të vjetra në Prizren mendohet se ishte zeja e qeleshe punuesve. Dikur Prizreni mendohet se ka pasur shumë plistar, kurse më së shumti këtë zeje e patën trasuar qytetarët në këtë qytet. Sipas një gojëdhëne thuhet se qeleshegjiu i parë që ka ardhur në Prizren ishte një çam nga Parga, i cili zejen e tij të fituar në Selanik e filloi në Prizren. Po kështu dihet se tradita e këtij vendi dikur meshkujt që në moshën pesë vjeç i detyronte, një ligj i pashkruar e as Kanunizuar, të bartnin plis. Në rajonin e Prizrenit plisat ishin tri llojesh:Plisat me maje, që kryesisht i bartnin banorët hasjanë,Plisat në formë kube, që i bartnin anadrininasit ose që ndryshe quheshin podrimçakët. Plisat e rrafshtë, që i bartnin Vërrini dhe Lumjanët, e ku gravitonin fshatrat e Vërrinti të sotëm, pastaj Vlashnja Atmaxha, Grazhdniku, Nasheci, por me nivelizime dhe ambientimin e tri fshtarave të fundit filluan të bartnin plisa kubik ashtu siq quheshin plisat me maje të rrumbullakët. Qeleshet ishin të formëzuara sipas nevojave që kërkoheshin.

       Qeleshët kryesisht kanë ngjyrë të bardhë, të kuqe dhe ishin e prodhuar si porosi të veçanta atëbotë për agallarë, bejlerë e së fundi edhe për familjarë të pasur të Prizrenit. Por janë punuar edhe qeleshe me ngjyrë të përhirtë, siç janë quajtur qeleshet e ndonjë nga tarikati të shehlerëve. Me këtë zeje janë marrë shumë familje prizrenase, si: Muharrem Hala, Xhelal Shalqimi, Reshat, Nexhat e Mitat Canhasit, familja Hallaqi, veprimtaria e të cilës familje pas vdekjes së tyre u ndërpre. Veprimtarinë e vazhduan familja e Sadik Halës përmes birit Mahmutit, familja e kryemjeshtrit Kapllan përmes birit Hajdari, i cili pati hapur dyqane në Shkodër, Tiranë dhe Gjakovë, familja e Abdullah Zerzes permes birit Qamili, i cili e vazhdoi pastaj këtë zeje në Gjakovë, familja e Idriz Godenit, konsiderohet si familja më e hershme, që është marrë më këtë zeje. Këtë e trashëguan të bijët Hakiu, Ymeri dhe Aliu dhe fëmijët e tyre, Hadiu, Halili dhe Jahjaha, të cilët e vazhduan pastaj këtë zeje në Tetovë. Jashar Xhurxhealo duke e ushtruar këtë zeje që nga fëmijëria me krenari u la këtë zanat në trashëgim fëmijëve Samiut, Abdylkadrit Zulfikarit dhe Muxhail. Aktualisht tani Prizreni ka vetëm një qeleshepunues, por nevoja e madhe është që të këtë më shumë. Sepse tani disa dhjetëra Shoqëri Kulturo Artistike, këngëtarë dhe po kështu edhe turistë e vendit e të jashtëm po shtojnë nevojat për qeleshepunues. Nevoja e madhe është për qeleshepunues, por jo për qeleshe pambuku ashtu siç tani edhe prodhohen në disa vende, por nga qeleshja origjinale, e cila ishte e përballueshme ndaj shiut, borës, të ftohtit madje edhe ndaj të nxehtit, për shkak të ngjyrës së bardhe dhe të cilësisë.

   Aktualisht  tani prodhues i plisave  është vetëm plistarët e familjes Gjurgjealo.i cili duke  folur per kete Nergyle Gjurgjealo   pohon se dikur nga kjo zeje jo vetëm që sillte  një jetë të mirë, por edhe nga kjo zeje ke mundur të blesh shtëpi e  pasuri. Sot, nuk është ashtu, mund të mbijetohet me vështërsi ngase ka shumë punë e pak barten plisat. Por une kam vendosur  që  këtë zeje të  babës dhe  gjyshit tim ta përcjelli deri tek djemtë  e mi. E di se dikur këtu do të kthehet kjo zeje  dhe përsëri do të  jetohet mirë nga kjo zeje. Zonja Ergyle  vitin e kaluar ka hapur edhe nje  ekspozite  për plisin ajo ësht[ dashuruar në plisin dhe me përkushtime  bartë tek brezat e  se ardhmes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *