E diela me poeten;Mimoza Gjetaj
RIKTHIMI ËSHTË DHEMBJE
Rrugët ishin kryqëzuar vjet më parë
Kujtimet mbetën si vegime
Ëndrrës shpërndarë
Shpresat u shuan…
Vitet egoiste morën tatëpjetën
Gjurmët si fshiu as shiu i harrimit
Që s’e shoi as prushin e zemrave…
Dashuria e ëmbël me shpirt të trazuar
Ashtu si koha me stuhi dhe furtunë
Mori me vete ëmbëlsinë e ëndrrave…
E tani ..dua rikthimin
Siluetë dëshpërimi të mos mbetem…
Sa shira lotësh ranë mbi faqet e saj
Sa herë dënuar nga një “Përse”
Mbrëmjeve nuk fjeti dot
Mbi varkën e saj u fundosën ëndrrat
Dallgëve të dashurisë …
Brigjeve të harrimit
Shpresat ndiznin meteorët
Çakorduar si hapërimi ynë…
Në vetminë misterioze netëve pa fund
Tingujt e mbytur të shpirtit pellgjeve të errëta
Kërkonin një …..përse
Rikthimi i tij hapi plagët e moçme
Orkestra e mbytur e pellgjeve
Të fshehura të shpirtit të vrarë
Ringjalli gjithçka nëpër ne…
Zjarri i dashurisë kristalizoi pasionet
Nata i la hapësirë udhëheqëse rikthimit
Ashtu si në një lojë fati
Letra (vincente) mbeti në dorë të saj
Edhe pse pa vlerë …
Ndoshta u zgjuam vonë nga ëndrra
Apo ëndrra qe e pamëshirshme me ne…