Reshjet e borës, Ministria e Infrastrukturës: Rrugët janë të kalueshme, ka vështirësi në viset malore
Ministria e Infrastrukturës njofton se të gjitha rrugët që janë në menaxhimin e saj janë të kalueshme, por se ka vështirësi në viset malore.Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur shefi i Departamentit të Mirëmbajtjes së Rrugëve në MI, Gëzim Osmani.“Sipas informatave nga menaxherët në terren gjendja e rrugëve është e mirë. Pas reshjeve të borës kompanitë tërë natën kanë punuar në përmirësimin e gjendjes së rrugëve. Autoudhët janë të hapura, rrugët nacionale dhe rajonale gjithashtu janë të hapura”, tha Osmani.Ai shton se ka vështirësi në rrugët e viseve malore.“Në viset malore kemi vështirësi me borë, por rrugët nuk janë të bllokuara, janë të hapura. Ngasësve të automjeteve ju kisha lutur të vozitin me kujdes dhe t’u përshtaten kushteve atmosferike”, ka përfunduar ai. /