Shkrim evokues nga Përdrinia-Përdrinia me 26 mars ka krenari dhe një mal dhembje

0

                   Data 25  dhe  26 mars e citit 1999 në  Përdrini është  datë  që kujtim krenarinë  vitit 1999 dhe  ka një mal  dhembje, Ngase me 25 mars ofenzivat e serbe ishin shumë të ashpra. Kjo vie  për faktin  se  bombardimet e NATO së me 24  mars i tmerruan paramilitar e ,militarë dhe  bandat serbe një lapidari për dëshmorët.Kurs eme  26 mars të këtij  vit në  Qëndresë ish Randobravë  u  përurua lapidari i 22 dëshmorëve te këtij fshati, Në Landovicë u kujtuan 7 Dëshmorët e veçanrisht  Heshim Gashi e Ismet Gashi që  u vranë  sot e  18  vite më parë,bashke me 18 martirtë në këtë fshat Kurse  në Krushë  u  përkujtuan 113  burrat e  zhdukur, Ku deri me tani janë  varrosur vetm 45 , kurse për fatin e  68  burrave të këtij fshati ende nuk dihet asgjë.

   Data  25 mars dhe ajo 26 mars në  Përdrini shënohet si dy datat më  të rënda. Ngase me 25 mars  u bënë masakrat në  Celinë e ku  u vranë  75 martirë të këtij fshati. Kurse  agimi i  26 marsit  për  lokalitetin e Përdirnsë ishte  fatal.Se pari masakra filloi  në Krushë të Madhe atje  ku u vranë e maskruan  pa mëshirë  burra e gra e  fëmijë  jo më pak 250. Përderisa  në orën 10 e 45  minuta  në Landovicë serbët  hynë  për të provokuar  këtë fshata  ngase ky fshat me  qëllim të furnizmit me bukë  armë  kishte mbetur në shërbim të  UÇK së dhe ishte  porta e lirisë. Selim Morina ish komandat  batalioni evokon kujtimin  për këtë  beteje, ku  Heshim Gashi tani dëshmor dhe Heri i Kosovës  pasi  tre serbë  me qëllim  kishin hyrë të provokonin  banorët dhe kishin vra nxënës e fëmijë, Ai me nje top dore i vrau jo më pak se tre nga ata paramilitarë.Mirëpo ai kujton edhe ndihmëne madhe të  Nënlokes  së madhe Miradije  Berisha e cila ishte  nana e e madhe  ushtarëve të shumëtë ushtrisë. Pastj   ai  ka ndërruar jete  duke porisitur se të shkruhet ky akt, dhe mbi të  gjithë të  shpëtohen  banorët e pafajshëm, Mirëpo, barabaria serbe nuk kurseu  fshatin  duke djegur 90 për qind të fshatit e duke rrënuar edhe xhaminë  fshatit, Landovica sot,  evokoi kujtime edhe Nehat Basha duke  e quajtur Landovicën jo vetëm portë të lirisë, Por, edhe një kala e qëndresës. Kurse komandant “Çuni” edhe njëherë foli për lavdinë e kësaj lufte. Derisa në anën tjetër në  Randobravë  sot, u  përurua lapidari për 22  dëshmorët e këtij fshati të cilët  ranë për të mos vdekur kurr, Drejtori i kësaj shkolle  Hazër Shala,  tha  për “Kosova sot”Këtu në këtë oborr shkolle kemi ngritur këtë lapidar dhe dua të them se tashmë nxënësit  saherë  vijnë e dalin nga shkolla e rikujtojnë  gjakun e këtyre dëshmorëve.”  Burim Shala  kryetar i SHIL  në  Prizren  me  veterani  Afrim Ferati  rikujtojnë,  betejat e lavdishme që kanë  ndodhur në  Randobravë  dhe ky lapidarë  është  një nga ato  që  do të na rikujtion këtë dhembje. Por  karshi dhembjej  ishte edhe një kremnari  që  domosdo  se do të na kujtionet përherë.   Fshati që gjatë luftës së fundit pësoi më së shumti dhembje ngase ky fshat deshti fati të  pësojë tragjendinë më të madhe nga të  gjithë fshatrat tjerë. Fshati Krushë e Vogël , fshat i martirëve shtrihet në magjistralen Prizren – Gjakovë me 850 banorë, shumë prej tyre  gra. Thuhet fshat i martirëve se ne këtë fshat me 26 mars 1999 u martirizuan 113 meshkuj nga mosha 13 vjeçare deri te me i vjetri në moshë mbi 8 vjeq  tregon për “Kosova sot” kryetraja e këtij fshati dhe veprimtarja Shpresa Shehu Ajo pastaj vazhdon”. Si pasojë e kësaj masakre 84 gra mbetën të veja dhe 142 fëmijë pa prindër të cilët sot, gjallërojnë fshatin. Edhe pas 16 vitesh nuk dijmë për fatin e 68 të dashurëve tanë, deri sot të gjetur dhe të varrosur janë 45. Ku dhe për këta patëm shqetësime dhe trauma këtë vit sepse duhet të bëhet identifikimi sërisht i eshtrave.Në përgjithësi jeta në fshat është e vështire, përballemi me problemet e jetës së përditshme por kemi dhembjen dhe plagën e pashërueshme për të pagjeturit dhe dënimin e krimineleve. 70 për qind të familjeve jetojnë me asistencë sociale me 165 euro, e është shumë e vështirë si mund të jetojë nje familje 5-6 anëtarëshe me këto të ardhura. Punohet dhe toka bujqësore që është tokë pjellore, gjithmonë duke u munduar të sigurojnë bukën e gojës ku gjatë punës ndihmohen dhe nga miq e të afërm. Ne falenderojmë Kuvendin Komunal në Prizren për rregullimin e infrastrukturës, Duke pa gjendjen e këtillë  kemi nevojë dhe për shume përkrahje. Kërkesë kryesore e jona e nënave është zbardhja e fatit të të pagjeturëve dhe që nuk do të ndalemi asnjëherë, dënimi i kriminelëve e të kryerjes së masakrës. Kërkesë aktuale kemi dhe tjetërsimin e pronës e cila është private , ngritjen e lapidarit të martirëve, rregullimi i varrezave. Objekti shkollor ka mungesë hapësire dhe nuk i plotëson kushtet për punë, nxemja mekanike, mungesa e depos për lëndë djegëse ..” tregon për gazetën  Shpresa Shehu e cila pastaj  ka ende një  mal ankessh për ato gra që kanë mbtur nën mëshirën e  kohës . Krusha e vogël sa herë përkujton golgotën tragjike të këtij fshatit, kur u ranë 113 burrat e këtij fshati me 26 mars  të vitit 1999. Dhe deri më tani shumica e tyre ende janë të  pagjetur. Përdrinia atë muaj që mbi 80 për qind u dogj nën flakën e  skizofrenisë serbe,ku bijtë e lirisë të rreshtuar nën emblemën e UÇK-së, pa u trembur  rezistonin duke ofruar në bazamentin e kësaj rezistence jetën e tyre. Kurse sot, në  Krushë të vogël tani e gadi 18 vite pas asaj golgote, atje të thuash se shënohet  dy  manifestime ai që përkujton  26 marsin e vitit 1999 dhe po kështu vazhdon të shënohet  Dita Ndërkombëtare e të Pagjeturëve.Agron Limani   duke  folur  për gazetën thekson se  brengë e plagë  e secilt  banorë të Krushë vazhdon të mbetet pikërisht të pagjeturit.Të pagjeturit mungesa e një lapidari për të vendsur një lule, mundësia minimale që gratë e këtij fshati të gjejnë një vend punë janë këto brenda që e sjellin fshatin buzë dhembje ssë madhe.
             
                   Në mesin e shumë familjeve krushjane ka  shumë të atilla që kanë mbetur vetëm në gra. Një e këtillë  është  edhe ajo  e Din Shehut, nga burrat e kësaj shtëpie u vranë të gjithë burrat, por njërit që ishte me punë në Austri. Pra nga katër vëllezërit shpëtoi vetëm Qazim Shehu,i cili tani përkujdeset për famijen e vëllëzërëve të vrarë; Seferit, Fadilit,dhe Xhaferit.Ajo që më së vështiri e ka është Hyra Shehu,e cila në  luftën e fundit humbi dy bijtë e sajë, bashkëshortin dhe derisa u rikthye i gjetën edhe eshtrat e birit të sajë Visarit që ishte  vetëm 15 vjeqar dhe që ishte shpresë e kësaj familje se ndoshta ka shëptuar dikund. Ajo jeten e kalon me një numër të madh barrërrash qetësimi dhe me shpresën e madhe se ndoshta  edhe mund të  gjenden gjallë. Ajo pohon se është ndihmuar nga  organizata të ndryshme,por ajo mendon se jeta për këto familje I ngjanë më shumë fantazmës.”Si mund të jetohet pa fëmijë, jeta më shumë po na i ngjanë andrrës, Unë se kam  hallin  se  nejriu ka me  hëngër e me  pi  me u b vesh e me u mbath, tash  kushtet ka më të  të mira se para lufte, Por  njerëzit tanë nuk janë” pohon ajo. Përqëndrimi i sajë nuk ishte shumë se si jetohet, por e dinë se mbijetohet disi.”i gjalli jeton diqush, por si mund të jetëohet pa djem e pa njërëzit e afërm” ajo tregon pastaj krajata  të shumta edhe psikike që mund të ketë një familje. Krusha e vogël është fshat i dhembjeve. Kohë më parë  njëri nga të mbijetuarit Mehmet Krasniqi,mundohet të rikujtojë  ditën e ferrit të 26 marsit 1999. Por, ai ende  nuk arrijë ta marrë vetën nga ai ankth . Saherë që i sheh  fëmijët  jetimë  që rriten në këtë fshat pohon se i largohet stresi. Krusha duhet të shërbejë si shembull se si mbjeton i gjalli.Shpresa Shehu, pohon se fshati shpesh që nga paslufta ishte shëndruar në shpresë të këtij fshati.Kurse  Gani Zylfiu nga  Krusha e  vogël derisa  fliste  për  gazetë  pohon”është dhembje e pashoq  ajo që ka ndodhur këtu, Mendi  janë  jo më pak se  68 familje  qe çdo ditë ngriten me mendimin se do të  gjejnë  eshtrat e të afrëmve të tyre”  kjo  ai pohon na është bërë një dhembje  që  domosdo se do të kujtohet  si një  shpirt i molisur i yni,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *