Qeveria e tanishme duhet qe urgjentisht te analizoje me profesionalizëm gjendjen aktuale dhe te marre pasat adekuate-Shkruan:Mr. Fadil Berisha nga KRU-Hidroregjioni jugor-Prizren

0

                       Sipas informatave tashme zyrtare, gjendja aktuale me virusin Covid 19 është mese alarmante. Kjo situate është pasoje e joseriozitetit te gjendjes si nga organet kompetente por edhe nga qytetaret. Qeveria e tanishme duhet qe urgjentisht te analizoje me profesionalizëm gjendjen aktuale dhe te marre pasat adekuate, sipas rekomandimeve te eksperteve. Njëra nga masat tashme zyrtarisht e publikuar është vaksinimi i popullatës. Qeveria duhet qe urgjentisht te siguroje vaksinat për te gjithë popullatën pa përjashtim. Ne ketë aspekt duhet te bashkëpunojë shume me tepër me shtetet mike te Kosovës pa anashkaluar këtu edhe shtetin Shqiptare. Lidhur me efektet negative, mendoje se janë shume te papërfillshme, dhe nuk duhet te përhapur panik te panevojshme. Kjo pyetje nuk duhet as qe te parashtrohet fare, ne vende te kësaj duhet te rriten angazhimet e gjithanshme e te gjitha institucioneve qeveritare dhe jo qeveritare ne rende te pare për te siguruar numrin e mjaftueshëm te vaksinave dhe te përgatitet një plan adekuat për te vaksinuar te gjitha shtresat e popullatës, sipas prioriteteve./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *