Çaste me poeten;Valbona Hadri

0

Me ty Mendova se do të ngjitem lartësisë qiellore

për të prekur bukurinë veçane ,që se shijon dot njeri.

Me ty doja të isha e tretur në tingullin e këngës

së zogut në fillimvere plot ngrohtësi .

Me ty doja të përmbush çdo mangësi

dhe agimet parajsore të zbardhin vetëm për ne te dy.

Me ty ëndërrova dhembjen t’a kthej nē lumturi,

që çdo fjalë shpirti të jetë gëzim drite në sytë e mi

Me ty doja tē isha mbrëmjeve në verën e vonshme

ku pëshpëritim vetëm ne te dy.

Tek ty doja të isha e vetmja dashuri .

Në syt e tu e vetmja rreze drite

dhe burim jete për ty. 07.04.2021

Valbona R.Hadri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *