Hoxhë Ekrem Avdiu tregon çfarë i tha Adem Jashari pak ditë para se të binte heroikisht

0

Hoxhë Ekrem Avdiu, që ishte mysafir në emisionin “Kojshia Show” në RTV21, këtë të diel tregoi edhe për takimet e tij që kishte me Komandantin Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.Duke kujtuar momentet nga takimet me Adem Jasharin, hoxha Ekrem Avdiu kujtoi një takim të fundit, pak ditë para rënies së tij.“I thashë këtu ku jeni, është pozicion i pafavorshëm për me luftue. Sepse është vendi ku e keni ndërtue shtëpinë për me jetu. I thashë e pakta gratë edhe fëmijtë me i largue prej këtu, e ju burrat e keni nda mendjen me luftue, luftoni! Tha: ‘Neve baba na ka mësue që i madh e i vogël me jetu, me luftu dhe me vdekë për këtë vend!’ Dhe ashtu ndodhi”, tha hoxhë Ekremi, përcjell Telegrafi.“Kur flas komandantin legjendar Adem jashari dhe për familjen Jashari vetja më duket edhe më i vogël sesa jam, për shkak të sakrficës dhe vetëmohimit që kanë bërë. E që kanë tejkaluar interesin individual dhe familjar të tyre. Prandaj janë krenaria e kombit shqiptar”, tha ai.Familja Jashari me sakrificën duhet të mbeten mbeten frymëzim ynë ndër breza.Ai madhëroi familjen Jashari, duke thënë se Ademi, Hamza e Rifati ishin nga dy prindër të mëdhenj babë Shabani dhe nënë Zahides.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *