ATK-ja me njoftim të rëndësishëm për bizneset që do të aplikojnë për subvencionim të pagës për punëtorë dhe qirasë

0

                                     Administrata Tatimore e Kosovës ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për subjektet që kanë pësuar rënie të ndjeshme në të hyra e që do të përfitojnë nga subvencionimi për pagat e punëtorëve dhe/ose pagesat për qiratë.ATK ka bërë të ditur se për subvencionim të pagës së punëtorëve mund të aplikojë biznesi me aktivitet që e ka vetëm gastronominë; me nën-sektor gastronominë, vetëm për stafin e angazhuar në gastronomi; biznesi që ushtron aktivitetin në qendra tregtare të tipit të mbyllur; biznesi me aktivitet fitnese e palestra si dhe biznesi me linja aktive të licencuara për transport ndër-urban të udhëtarëve.Kurse për subvencionim të qirasë mund të përfitojë Qiramarrësi nëse është biznes me aktivitet vetëm gastronominë dhe biznes që ushtron aktivitetin në qendra tregtare të tipit të mbyllur.Për subvencionim të pagës së punëtorëve, punëdhënësi, përmes Sistemit Elektronik EDI duhet të plotësojë formularin “Kërkesë për subvencionim të Pagave dhe Qirasë” (vetëm pjesën e parë për Paga) të bashkëngjis listën e të punësuarve, ashtu siç është dizajnuar nga ATK.Kurse për subvencionim të qirasë, Qiramarrësi, përmes Sistemit Elektronik EDI duhet të plotësojë formularin “Kërkesë për subvencionim të Pagave dhe Qirasë”, (vetëm pjesën e dytë për Qira) si dhe të bashkëngjis listën e qiradhënëseve, ashtu siç është dizajnuar nga ATK.

Njoftimi i plotë:

𝐍𝐣𝐨𝐟𝐭𝐢𝐦 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐚𝐭𝐢𝐦𝐩𝐚𝐠𝐮𝐞𝐬 – 𝐏𝐞̈𝐫𝐟��𝐭𝐨𝐧𝐢 𝐧𝐠𝐚 𝐦𝐚𝐬𝐚𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐦𝐛𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐣𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐛𝐢𝐳𝐧𝐞𝐬𝐞𝐯𝐞!

Bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 08/08, datë 21.04.2021, lidhur me subvencionimin e shoqërive tregtare (bizneseve), përkatësisht për subvencionimin e pagës së punëtorëve dhe/ose subvencionimin e pagesës së qirasë për bizneset që kanë pësuar rënie të ndjeshme në të hyra për shkak të kufizimeve të vendosura sipas Vendimit Nr. 01/05, të datës 05.04.2021, të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Administrata Tatimore e Kosovës, ka zhvilluar aplikacionin dhe tashmë punëdhënësit dhe qiramarrësit mund të parashtrojnë kërkesat e tyre për të përfituar nga këto masa.

1 Për subvencionim të pagës së punëtorëve, mund të aplikoj punëdhënësi, nëse është:

o Biznes me aktivitet të vetëm gastronominë;

o Biznes me nën-sektor gastronominë, vetëm për stafin e angazhuar në gastronomi;

o Biznes që ushtron aktivitetin në qendra tregtare të tipit të mbyllur;

Biznes me aktivitet fitnese dhe palestra; dhe

o Biznes me linja aktive të licencuara për transport ndër-urban të udhëtarëve.

Ndërsa, për subvencionim të qirasë mund të aplikoj Qiramarrësi, nëse është:

o Biznes me aktivitet të vetëm gastronominë; dhe

Biznes që ushtron aktivitetin në qendra tregtare të tipit të mbyllur.

Personat të cilët do të përfitojnë sipas këtyre masave, kërkesat e tyre do t’i dërgojnë përmes Sistemit Elektronik EDI, më së largu deri më 𝟏𝟏 𝐌𝐚𝐣 𝟐𝟎𝟐𝟏.

𝐏𝐞̈𝐫 𝐬𝐮𝐛𝐯𝐞𝐧𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐏𝐚𝐠𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐩𝐮𝐧𝐞̈𝐭𝐨𝐫𝐞̈𝐯𝐞, Punëdhënësi, përmes Sistemit Elektronik EDI duhet të plotësojë formularin “Kërkesë për subvencionim të Pagave dhe Qirasë” (vetëm pjesën e parë për Paga), të bashkëngjis listën e të punësuarve, ashtu siç është dizajnuar nga ATK. Formulari gjendet në Sistemin EDI, në linkun Shërbimet – Kërkesë për subvencionim të Pagave dhe Qirasë, ndërsa lista mund të shkarkohet në të njëjtin link, në butonin Kërkesë e re – Shkarko mostrën.

𝐏𝐞̈𝐫 𝐬𝐮𝐛𝐯𝐞𝐧𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐐𝐢𝐫𝐚𝐬𝐞̈, Qiramarrësi, përmes Sistemit Elektronik EDI duhet të plotësojë formularin “Kërkesë për subvencionim të Pagave dhe Qirasë”, (vetëm pjesën e dytë për Qira) si dhe të bashkëngjis listën e qiradhënëseve, ashtu siç është dizajnuar nga ATK. Po ashtu, qiramarrësi duhet të ngarkojë çdo kontratë të qirasë në mes të qiradhënësit dhe qiramarrësit, e cila duhet të jetë e lidhur para datës 1 Shkurt 2021. Formulari gjendet në Sistemin EDI në linkun Shërbimet – Kërkesë për subvencionim të Pagave dhe Qirasë, ndërsa lista mund të shkarkohet në të njëjtin link, në butonin Kërkesë e re – Shkarko mostrën, si dhe në butonin Ngarko dëshmitë/kontratat duhet bashkangjitur dëshmitë dhe kontratat me qiradhënësit.

Përmes formularit të lartcekur, punëdhënësi dhe qiramarrësi, duke evidentuar dëshmitë ofron edhe sqarimin se si ka ndikuar në biznesin e tij, Vendimi Nr. 01/05, i datës 05.04.2021, i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Udhëzuesin për aplikim për subvencionim të pagave të punëtorëve dhe qirasë, e gjeni në dritaren ku edhe bëhet kërkesa, si dhe në ueb-faqe të ATK-së, në linkun https://bit.ly/32Szcc3 .

𝑨𝑻𝑲, 𝒄̧𝒅𝒐 𝒉𝒆𝒓𝒆̈ 𝒆 𝒈𝒂𝒕𝒔𝒉𝒎𝒆 𝒏𝒆̈ 𝒐𝒇𝒓𝒊𝒎𝒊𝒏 𝒆 𝒔𝒉𝒆̈𝒓𝒃𝒊𝒎𝒊𝒕 𝒑𝒆̈𝒓 𝒕𝒂𝒕𝒊𝒎𝒑𝒂𝒈𝒖𝒆𝒔!

Administrata Tatimore e Kosovës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *