Sot ditë e nxehtë, temperaturat deri në 27 gradë

0

                      Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijojë kushte për mot me diell dhe herë-herë me vranësira të cilat kanë mundësi për reshje shiu të intensitetit të dobët.Përgjithësisht sasitë totale të reshjeve gjatë gjithë javës do të jenë të ulëta.“Sa i përket temperaturave ekstreme, ato do të jenë tipike pranverore, duke regjistruar minimalet ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa vlerat e maksimaleve parashihen të lëvizin ndërmjet 21-27”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *