Kurti: Dëshmorët janë mbartësit e historisë dhe dëshmitarët e një misioni

0

                             Kryeministri Albin Kurti ka thënë se dshmorët janë mbartësit e historisë dhe dëshmitarët e një misioni, gjersa shtoi se s’ka më drejt se t’i mendosh të prehen nën monumentin e Nënës Shqipëri. Kështu u shpreh Kurti nëpërmjet një postimi në Facebook. Ai u shpreh se nëse historia jonë e përmban dëshminë e tyre, ajo na dëfton prej nga vijmë. “Nëse historia shkruhet sipas frymës që themeloi çdo herë akti i tyre, atëherë ne do të dijmë sigurisht se kah shkojmë.”“5 maji i bashkon luftëtarët shqiptarë të të gjitha viseve dhe kohëve, që ranë për lirinë tonë të përbashkët. Dëshmorët na bashkojnë. Detyrën ndaj tyre do ta kemi kryer nëse një pjesë e ëndrrës së tyre gjendet e realizuar gjatë jetëve dhe veprimeve tona”, shkroi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *