Z.Kurti ,Kosova ishte e do të jetë përgjithmonë me Amerikën,rrugën kah Serbia e Rusia ne e kemi të huaj-Shkruan;Hisen Berisha,gjeneral i betejës së Koshares
U deshtë jo me pak se një shekull përkushtim e ndoshta miliona jetëra shqiptarësh nëpër shekullin e kaluar për ta bërë Kosovën sovrane. Kjo padyshim se ka ardhur me luftën e lavdishme të UÇK-së,e ndihmuar nga SHBA dhe NATO. Prandaj,ne tashmë botërisht e kemi të qartë se jemi renditur me SHBA-të, sepse ata ishin pjesa e lirisë tonë. Derisa ju kryeministër Kurti, që plotë dy dekada pas lufte ti dhe LVV keni përdorë akuzuat e njëjta që na i bënte Serbia dhe Rusia, ju na i konvertonit të njëjtat akuza vetëm në gjuhën shqipe. Prandaj, kjo për fat të keq këtij populli ia shite goglat për arra, e tash mbetet të provohet qeveria Juaj. Por, ajo u pa tani pas miratimit prej 11 milion euro për Serbët e veriut, Por këtë fakt që tani duhet ta kesh të qartë është një fakt, ju kryeministër mund të shkoni drejt Serbisë apo Rusisë, por populli i Kosovës është i renditur pas SHBA-ve. Sepse me ata e bëmë luftën me ata e fituam lirinë dhe me ta do ta jetësojnë amanetin atyre miliona shqiptarëve të vdekur me ëndrrën e lirisë. Kjo zot, kryeministër u pa edhe me faktin se morët një ‘’Shuplakë ‘’ publike nga Presidenti Bajden, se marrëveshjen e ish presidentit Tramp dhe Hotit, ju duhet ta zbatoni pikë për pikë, Kjo ishte besojë edhe një ‘’shuplakë’’ tjetër për ty, e për të edukuar se vendimet e qeverisë vetëm mund të vazhdohen e jo të kundërshtohen me e pa bazë as juridike e as ligjore. Andaj, po ju përsërisim edhe një fakt se tani për tani juve po ju kundërshtojnë më së shumti ish anëtarë e partisë tuaj e tani në PSD, sepse ata ju njohin më së miri, E ju karshi tyre po përdorni mënyrën e diktatorit. Kjo tregon se ju keni synime të lindjes e ne haptas po të apelojmë jemi me Amerikën, jemi me demokracinë e SHBA-ve që janë ABC apo ADN-ja e vete demokracisë botërore. Po presim e po shohim se ju ka lindja , do të qoni këtë vend. Por, ne do të jemi në rrugën reale të kërkesave të Kosovës drejt SHBA-ve. Herëve tjera do të ju sjellim edhe fakte që do të bindeni edhe ju vetë se vetëm me sharjet e konvertuara të Serbisë e Rusisë erdhët deri këtu. Por, më tutje populli duhet ta dije se kush jeni ju /qendrapress.com/